Vizite e Ambasadorit Rodkin ne Universitetin e Vlores.

 Ambasadori Rodkin në Universitetin e  Vlorës.

  •   Ambasadori Rodkin zhvilloi një vizitë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
  •  
     
    Ambasadori Rodkin zhvilloi një vizitë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Takimi me të rinjtë nisi me fjalën përshëndetëse të Rektorit Prof. Dr. Roland Zisi, i cili i kushtoi një rëndësi të veçantë rolit të Qytetit të Vlorës në krijimin e dimensioneve dhe hapsirave për Hebrenjtë duke i mbrojtur dhe strehuar veçanërisht gjatë holokaustit. Më tej Ambasadori Rodkin shprehu mirënjohjen e Hebrenjve ndaj Shqiptarëve duke theksuar edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve.
    Qëllim i takimit ishte njohja dhe përkujtimi i historisë më të errët të Luftës së dytë Botërore duke edukuar dhe orientuar brezin e ri drejt vlerave të bashkëjetesës, tolerancës, të drejtavee njeriut, dhe mos përsëritjes në të ardhmen të gabimeve të së shkuarës. Në fund pati një bashkëbisedim midis të pranishmëve dhe Ambasadorit,gjatë të cilit ky i fundit ju ktheu përgjigje pyetjeve mbi që studentët e UV ngritën.