Vizita e Ambasadorit ne Sarande

Vizita e Ambasadorit ne Sarande

  •    
    e
  •  
     
    Sarandë – David Cohen, ambasadori i Izraelit në Tiranë, ka vizituar në fundjavë Sarandën. Ai është pritur nga kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, dhe së bashku kanë shkuar në sitin arkeologjik të sinagogës hebraike, në qendër të Sarandës. Arkeologu Halil Shabani ka treguar për karakteristikat dhe vlerat që paraqet mozaiku dhe menorahu i sinagogës. Cohen shprehu vullnet të plotë ndaj kërkesës së zotit Çipa, për të sjellë muajt e ardhshëm nga Jerusalemi, nëpërmjet Durrësit në Sarandë, mbulesën prej xhami të mozaikut dhe menorahut të sinagogës, që do ta bëjë atë edhe më të mbrojtur nga faktorët atmosferikë, njëherësh edhe më të ekspozuar e më tërheqëse për vizitorët. Ambasadori Cohen tha se ka një eksperiencë të mirë nga shërbimi i tij në Bullgari vite më parë dhe të njëjtën gjë tha se do të bëjë edhe për Jugun shqiptar e Sarandën në veçanti, duke sjellë flukse turistësh nga Izraeli, pasi gjithçka këtu është tërheqëse e relaksuese dhe shërbimet turistike shumë të zhvilluara.
     
  •