Ambasada e Izraelit ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise dhe Mireqenies Sociale, Agjensine per Zhvillim Mashav, organizuan ne datat 15 me 19 Tetor 2018, trajnimin me titull " Doktoret Gazmore te Mjekesise", me pjesemarrje infermieresh nga gjithe vendi. Per realizimin e ketij projekti falenderojme Ministren Znj. Ogerta Manastirliu.
Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Izraelit SH.T.Z Boaz Rodkin vizituan sot ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi doktoreve gazmore profesioniste nga Izraeli performuan per pacientet e vegjel.
“Kjo menyre e re e trajtimit te femijeve ne spitale do te mundesoje qe ata te mos ndihen si në spital. Sjellja e mire eshte nje element me shume per t’u sheruar sa me shpejt”, tha Ministrja Manastirliu.
Duke treguar mbeshtetjen për trajnimet e ekipeve shqiptare, Ambasadori i Izraelit u shpreh se” “Eshte e provuar që t’i kthesh buzëqeshjen femijeve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shume i lumtur që konkretizuam perpjekjet disa mujore për realizimin e ketij projekti të Agjencise per Zhvillimit, Mashav me Ministrine e Shendetesise se Shqiperise.
Copyright Tedi Arifi