Rikonstruktohet cerdhja Nr.17 ne kryeqytet, perfitojne 120 femije.

Rikonstruktohet cerdhja Nr.17 ne kryeqytet.

  •   Kontributi i Ambasadës së   Izraelit, Konsullit të   Nderit Rodolf Xhillari, PDhomës së Tregëtisë  Shqipëri-Izrael, Elton Nake dhe bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës mundësuan rikonstruksionin e Cerdhes nr 17 në   Tiranë .
  • Foto: Bashkia Tirane
     
    Çerdhja Nr. 17 në Njësinë 7 në Tiranë ka marrë një pamje të re pas rikonstruksionit të plotë të bërë nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit, Konsullin e Nderit të Izraelit në Shqipëri dhe Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael. Ata që përfitojnë kushte më të mira janë 120 fëmijë që frekuentojnë çdo ditë çerdhen.
    Kryetari i Bashkisë u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës krijon të gjitha mundësitë që brezi i ri të ecë përpara. Ai shprehu bindjen se ky raport special mes Tiranës dhe qyteteve në Izrael do të vijojë të forcohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer. “Jam i lumtur që më në fund kemi edhe një raport special midis qyteteve, midis Tiranës, Tel Avivit, Haifës, Jeruzalemit dhe besoj që qielli është i njëjti falë edhe bashkëpunimit fantastik që kemi me Blerinën dhe grupin e miqësisë së deputetëve. Besoj që për marrëdhëniet Shqipëri-Izrael e ardhmja është përpara”, tha ai.
    Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin siguroi se sikurse është bërë tashmë traditë, mbështetja e shtetit që ai përfaqëson do të vijojë edhe me të tjera projekte. “Këtë vit, kemi menduar për një startup më të mirë për fëmijët, në këtë komunitet, në këtë lagje, është një projekt që nuk do të mund ta kishim realizuar pa mbështetjen e Bashkisë, të Dhomës së Tregtisë. Këtë projekt e realizuam së bashku, dhe jemi vërtet krenarë, dhe duam ta kthejmë këtë në një traditë, dhe vitin tjetër të realizojmë një tjetër projekt në qytetin e Tiranës”, tha Rodkin.
    Deputetja e PS dhe njëherazi Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti deklaroi se rikonstruksioni i kësaj çerdheje është në vazhdën e investimeve që Bashkia e Tiranës ka parashikuar në shumë zonë të ndryshme të vendit.
    Foto: Bashkia Tiranë