Jeta e hebrenjve në Shqipëri më 1991, përmes 30 fotove në ekspozitë

Jeta e hebrenjve në Shqipëri më 1991.

  •   Jeta e hebrenjve në Shqipëri më 1991, përmes 30 fotove në ekspozitë.
  • Ekspozita "Jewish in Albania"
     
    ​Ekspozita “Hebrenjtë në Shqipëri” vjen përmes 30 fotove në Akademinë e Shkencave. Ekspozita përcjell momente të ndryshme nga jetesa e komunitetit hebre në vendin tonë. Fotot mbajnë emrin e artistit izraelit Doran Bacher. Objektivi i shërbeu për të dokumentuar jetesën e komunitetit hebre në Shqipërinë post-komuniste dhe të 30 fotot shënojnë vitin 1991. Jeta në Tiranën e asaj kohe, pritjet në aeroport për të ikur nga Shqipëria, radhët në dyqanet e vitit 1991, momente në familje, etj, vijnë përmes fotove në Akademinë e Shkencave. Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z. Boaz Rodkin tregon se këto fotografi reflektojnë momente të veçanta të jetës në Shqipëri. “Realizuesi i tyre nuk përpiqet të prezantoje vetëm portretet, por edhe situatën ekonomike në të cilën ata jetonin. Përmes këtyre fotografive dhe shumë të tjerave, izraelitët janë prezantuar me Shqipërinë, që strehoi dhe mbrojti hebrenjtë nga nazizmi”, shprehet ambasadori Rodkin. Sipas tij, janë me qindra izraelitët që vizitojnë vendin tonë, komunitetin e hebrenjve, që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri pas hapjes së kufijve. “Në Izrael, kemi edhe ne komunitetin shqiptar. Ajanë një urë lidhëse mes jush dhe nesh”, vijon z. Boaz Rodkin, ambasador i Izraelit në Tiranë. Por në fjalën e tij gjatë prezantimit të kësaj ekspozite në Akademinë e Shkencave, ambasadori risolli në vëmendje se edhe pse hebrenjtë shpesh janë dëbuar nga tokat e tyre dëshira për tu rikthyer në atdhe asnjëherë nuk është braktisur. “Gjatë historisë, hebrenjtë shpesh kanë migruar ose dëbuar nga tokat e tyre. Edhe pse të shpërndarë në të gjithë botën, dëshira e madhe për t'u kthyer në atdheun e tyre asnjëherë nuk është braktisur. Në brezat tona, ne kemi eksperimentuar një nga mrekullitë, që ju ka ndodhur ndonjëherë hebrenjve dhe është mrekullia e emigracionit, e cila që ditën e parë, kurrë nuk pushojë të rrjedh për shtetin e Izraelit”, shton më tej ambasadori Rodkin.