Festohet 70 vjetori i Pavarësisë së Izraelit.

Festohet 70 vjetori i Pavarësisë së Izraelit.

  •   Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael, ku Ambasada Izraelit dhe Bashkia e Tiranës mbollën 70 fidanë të rinj, në shenjë miqësie mes dy popujve.
  •    
    Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, dhe Konsulli i Nderit të Izraelit Rodolf Xhillari  iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi.
     
  • E.K
     
    Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael, ku Ambasada Izraelit dhe Bashkia e Tiranës mbollën 70 fidanë të rinj, në shenjë miqësie mes dy popujve.
    Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, dhe Konsulli i Nderit të Izraelit Rodolf Xhillari  iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi.
     
    Ambasadori Rodkin, falenderoi Bashkinë e Tiranës për kujdesin e treguar në kremtimin e kësaj feste, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona, në shenjë edhe të miqësisë mes dy popujve, do vazhdojë me projekte konkrete.
     
    “Para se të fillojmë vitin e ri shkollor, do të rinovojmë me bashkinë një nga shkollat e Tiranës dhe gjithashtu, vendosëm të rreshtohemi në krah të bashkisë në përpjekjen për ta bërë këtë qytet më të gjelbër, duke mbjellë 70 pemë sot”, tha ambasadori.
     
    Teksa uroi Ditën e Pavarësisë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues dhe tregues se kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.
     
    “Përkujtojmë në mënyrë shumë origjinale 70-vjetorin e Kombit të Izraelit dhe për këdo që e ka vizituar e ka parë se si kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Edhe nga një tokë në shkretëtirë, mund të bëjnë një histori suksesi. Për ne shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues. Nuk kish mënyrë më të bukur për ta festuar 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, se sa duke mbjellë 70 pemë”, tha Veliaj.
     
    Blerina Gjylameti, Kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, theksoi se kjo miqësi e lidhur në një moment shumë të vështirë për popullin Hebre, ka ardhur gjithnjë e duke u forcuar.
     
    “Ajo që duam është të shkëmbejmë një eksperiencë, e cila do të vazhdojë sidomos në fushat e inovacionit, teknologjisë apo edhe të agroteknologjisë, që do të na shërbejë shumë. Besoj që do t’ia dalim që edhe Tiranën ta bëjmë një vend shumë herë më të mirë nga ai që ka qenë. Kjo është ajo që na ka bashkuar gjithmonë, jo vetëm sot për sot, por të ndërtojmë një Shqipëri që të jemi krenar edhe nesër kur fëmijët tanë të jenë më të rritur”, tha Gjylameti.