Në kuadër të Ditës së Kujtesë së Holokaustit, Ambasada e Izraelit në Tiranë organizoi dy aktivitete te rëndesishme përkujtimore. Aktivitetet nisën me qytetin e Krujës ku me pjsëmarrjen e Ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Kryetarit të Bashkisë së Krujës Z. Shkelzen Hoxha, u zhvillua një takim me të rinjë te shkollave të mesme dhe u shfaq e filmi “ Djali me pizhama me vija”. Në ambjentet e Bashkisë së qytetit u nderuan përfaqësues të familjeve Krutane që kanë strehuar familjet Hebreje gjate Luftës se Dytë Botërore. Ministri Z. Aldo Bumci e cilësoj ditën e Holokaustit si një ngjarje të pa precedent në historinë e njerëzimit, “Shqipëtarët I strehuan dhe I mbrojtën Hebrenjtë dhe kjo ndodhi në Shqipëri ku kishte tolerancë dhe bashkëjetesë ndërfetare.
Aktivitetet vazhduan me atë të datës 27 Janar pranë ambjenteve te Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, ku me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dhe në prani të shumë Ambasadorëve të akredituar në Tiranë u shfaq një film dokumentar “ Apartamenti”. Në Izrael përkujtojmë cdo vit ditën e Holokaustit, qëllimi ynë është që brezat që do të vijnë mos të harrojnë atë që populli Hebre ka kaluar dhe që historia e dhimbshme dhe makabre e Holokaustit të mos përsëritet citoj, Ambasadori Cohen. Ne kemi për detyrë ti përcjellim brezave që do të vijnë përvojat dhe mësimet e Luftës së Dytë Botërore, të atyre njerzve të shtrenjtë që shpëtuan Hebrejntë duke rrezikuar jetën. Marrdhënia midis jetës dhe vdekjes lidh ngushtë dy popujt tanë, atë Hebre dhe atë Shqipëtar përfundoj Ambasadori ne fjalën e vet.
Ky është aktivitet I katërt I këtij lloj organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare te Holokaustit