Shkelqesia e tij Z.Kryeminister. Berisha, te nderuar ministra, anetare te parlamentit, miq, anetare te dhomes se tregtise dhe industrise shqiperi-izrael, zonja dhe zoterinj:
Jam shume I kenaqur dhe I nderuar qe ndodhem ketu ne ceremonine e hapjes te Dhomes se Tregetise dhe Industrise Shqiperi- Izrael. Do te deshiroja ta filloja duke falenderuar Ju Z.Kryeminister, Berisha dhe miqte per miqesine tuaj dhe perpjekjet e perbashketa. Izraeli dhe Shqiperia ndajne nje grup te perbashket vlerash, interesa te perbashketa dhe marrdhenia te shkelqyera bilaterale. Eshte detyra jone, ne nivel politike, per ti vazhduar me tej keto marrdhenie me bashkepunime te prekshme ne te gjitha fushat dhe ne sferat ekonomike ne vecanti.
Ne kete kohe, Izraeli ka kapercyer krizen ekonomike te viteve te fundit qe vendet e tjera u perballen. Kjo fale menaxhimit te mire, rregullave te forta, politikave fiskale dhe monetare te forta, si dhe konservatorizmi yne I sistemit financiar dhe banker dhe miliarda dollare investime te huaja direkte. Fale kesaj strategjie, Izraeli eshte bere qendra e inovacionit dhe persosmerise tekonogjike. Industria e teknologjise se larte Izraelite ka prodhuar jo vetem ide shume te mira, por gjithashtu ka zbuluar rrugedalje, si projekte te inkubatoreve teknologjik, e mbeshtetur nga inisiativa R/D, teknologjia e ujitjes buqesore, etj. Ne 2012, Izraeli ka ekxportuar 46miliard Dollare( pa perfishire eksportin e diamanteve) dhe 31% e eksportit total drejt tregut te Bashkimit Europian.
Per keta faktore dhjetera kompani multinacionale kane zgjedhur Izraelin si baze per aktivitetet e tyre: Mikrosoft,Intel,Siemens,Orakell, IBM, Telekomi Gjerman,Dell dhe renditet I dyti ne bote(pas SH.B.A) ne numerin absolut te startaps, dhe ne numer te kompanive qe tregetojne ne bursen NASDAQ.