Sot Sh.T.Z. David Cohen Ambasadori i Izraelit në Tiranë pati një takim me Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos, Kryetar i Kishës Orthodhoske të Shqipërisë.
Kryepeshkopi Janullatos e infromoj Ambasadorin për klimën dhe tolerancën e vertetë dhe tepër të rëndësishme që ekziston në Shqipëri. Ai nënvizoj që misioni i komuniteteteve fetar është që të ndihmoj njerëzit në nevojë.
Ambasadori e vuri në dijeni Shkëlqesinë e tij për veprimtarinë e bashkisë së Jeruzalemit për të mbrojtur “Status Quo” nga të gjitha organet e fete monoteiste në të gjithë qytetin e Shenjtë.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri ka zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri.
Gjithashtu Ambasadori Cohen pati një takim me Shkëlqesinë e tij Imzot Rrok Miredita, Kryetar I Komunitetit Katolik. Të dy bashkëbiseduesit vleresuan marrëdhëniet mes dy popujve , të cilat kanë qenë të hapura dhe të bazuara në respekt , vlerësim të kulturës dhe traditave të njëri-tjetrit.
Përfaqësuesit katolik kanë krijuar tashmë traditën e grupeve të pelegrinëve Shqipëtarë që vizitojnë Izraelin.